Gjatë ditëve të hapuara për vaksinimin e të gjithë popullatës nga mosha 18 vjeç e lart ajo që ra në sy ishte numri i ulët i të rinjve të cilët u vaksinuan. Ndryshe nga çfarë pritej të rinjtë e qytetit të Shkodrës ishin pak të interesuar shprehet kryevaksinatori në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Arben Xhabija.

Rënia e ndjeshme e rasteve të të prekurve me Covid-19 është një ndër shkaqet se pse është ulur dhe interesi për t’u vaksinuar thekson kryevaksinatori Xhabija.Kryevaksinatori Xhabija i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

Që nga nisja e fushatës së vaksinimit në qytetin e Shkodrës deri më tani janë kryer rreth 52 mijë vaksinime ku 22 mijë prej tyre janë vaksinuar më të dyja dozat e vaksinës.