
Qytetarët e moshave të mesme dhe të treta janë më të ndërgjegjësuarit sa i takon kujdesit që duhet të tregojnë ndaj COVID-19. Shefja e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Dhurata Hysa bën të ditur se këto dy kategori kryejnë testimet më të shpeshta, ndërsa të rinjtë nuk zbatojnë protokollet dhe rregullat e vendosura për frenimin e përhapjes së pandemisë.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët janë më të prirur të testohen ndaj COVID-19, pasi ngatërrojnë simptomat me ato të gripit apo virozave të stinës thotë shefja e epidemiologjisë Dhurata Hysa.
Në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor kryhen vetëm testimet për personat e rekomanduar nga mjekët e familjes.


