
Kohët e fundit të rinjtë shkodran po priren drejt librave që përcjellin mesazhe motivuese për të ardhmen të cilët shërbejnë si udhëzues në fusha të ndryshme të jetës.
Altin Djepaxhija, administrator i librarisë “Ora e Shkodrës” thekson se të rinjtë shfaqin interes të lartë në lidhje me këto libra ndërkohë që shton se librat me poezi janë më pak të kërkuarit.
Librashitësi tregon se cilat janë titujt e librave më të shitur të momentit.
Sipas të dhënave dëshira për të lexuar libra që përcjellin mesazhe motivuese u rrit ndjeshëm gjatë periudhës të izolimit nga pandemia vitin e kaluar pasi këto libra ndihmojnë lexuesit të largohen nga realiteti stresues dhe i bëjnë të mendojnë pozitivisht.


