Stina e verës dhe temperaturat e larta për të sëmurët kronik padyshim që sjell një sërë problematikash. Të sëmurët kronikë që një pjesë e madhe e tyre vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare meritojnë një kujdes më të madh gjatë kësaj stine. Kardiologu në spitalin Rajonal të Shkodrës, Edi Smajlaj tregon se cilat janë grupmoshat që duhet të bëjnë kujdes në problemet që mund të sjell rritja e temperaturave.

Kardiologu Edi Smajlaj thekson se është me rëndësi të bëhet një vizitë përpara sezonit të verës tek mjeku për të rishikuar dozën e medikamenteve me të cilat këta pacient mjekohen.

Për të sëmurët kronik kardiologu Smajlaj ka disa këshilla.

Sipas specialistëve vdekshmëria për shkak të sëmundjeve të zemrës sa vjen e rritet ndërkohë që duhet të rritet dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kryer kotrollet e nevojshme.