Te shtena me arme ne lagjen ‘Parruce’ ne Shkoder para pak minutash.Dy grupe me 2 automjete kane shkembyer zjarr me njera tjetren.

Sipas burimeve te policise dyshohet se 2 mjete kane qene ne levizje dhe nje person nga mjeti tip fuoristrade ka qelluar ne drejtim te nje mjeti tjeter.

Autoret jane larguar policia po punon per identifikimin e kapjen e tyre.Jane sekuestruar disa gezhoja ne vendngjarje.

Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet .

Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.