Teatri “Migjeni” në këtë vit që sapo ka nisur do të ketë një sërë aktivitetesh kulturore të rëndësishme. Për herë të parë do të zhvillohet festivali i këngës popullore qytetare shkodrane “Pranverë me kangë” me krijime të reja që do të jetë më 21 mars. Drejtoresha e teatri “Migjeni” Rita Gjeka shprehet se në sezonin e parë do jenë 5 aktivitete të ndryshme…

Ndërkohë  edhe kësaj here politika prish disi planet e kulturës. Zgjedhjet e papritura të 6 marsit përkojnë me festivalin e teatrove të shkollave të mesme të qytetit që do të jetë për një javë nga data 1 deri më 7 mars… Sezoni i dytë në shtator do të nis me një shfaqje të Kushtrim Bekteshit…

Teatri “Migjeni” pret që këtë vit numri i spektatorëve në shfaqjet, koncertet dhe festivalet e ndryshme të jetë i lartë duke qenë se më përpara publiku ka qenë i kushtëzuar edhe si shkak i COVID-19.