Hapja e pikave të postës pas ditëve zyrtare të pushimit është shoqëruar me debate dhe radhë të shumta mes të moshuarve të cilët që prej orëve të para të mëngjesit janë vënë në radhë për të marrë pensionin.

Për t’u mbrojtur nga virusi dhe për të respektuar radhën e tërheqjes së pensionit, të moshuarit kërkojnë që të presin në ambjentet e brendshme të postës, jo të krijojnë grumbullime duke qëndruar në këmbë.

Ndërkohë, disa prej tregojnë se akoma nuk kanë tërhequr as shpërblimin e fundvitit.

Radhët e krijuara në pikat e shpërndarjes së pensionit disa herë janë trajtuar në media, por për pensonistët kjo është e vetmja mënyrë për tërheqjen e pensionit pasi shpërndarja e tij në banesa nuk po bëhet prej muajsh.