22 raste të prekura nga kanceri I gjirit kanë rezultuar nga 1400 mamografitë e kryera nga gratë dhe vajzat në spitalin rajonal të Shkodrës dhe në Poliklinikën e qytetit gjatë fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit gjatë muajit Tetor. Këtë lajm e ka bërë të ditur Megi Bilali, shefe në shërbimin parësor në drejtorinë rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Krahasuar me vitin 2019 ku nuk ishte e përhapur pandemia COVID-19, numri I mamografifë të kryera është dyfishuar bën të ditur Bilali.

Bilali bën të ditur se mamografia falas do të ofrohet përgjatë gjithë vitit.

Pas përfundimit të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit, mamografia do të kryhet në spitalin rajonal Shkodër për të gjitha gratë dhe vajzat të cilat duan të kryejnë depistimin periodic për diagnostikimin në kohë të sëmundjes.

Artikulli paraprakSHKODËR, PIKËZIM PËR BANESAT SOCIALE TEK ISH-VETERINARJA
Artikulli tjetërSHKODËR, KREMTOHET MESHA PËR DITËN E PURGATORIT