
Kjo është gjendja në të cilën ndodhet kanali në rrugën “Et’hem Kazazi” në qytetin e Shkodrës. Me rritjen e temperaturave dhe tharjen e kanalit situata është bërë më problematike për banorët të cilët jetojnë në këtë zonë.
Depozitimi I mbetjeve në këtë zonë është bërë nga vetë ata, por sot kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për pastrimin e kanalit dhe dezinfektimin e këtij kanali që është kthyer në vatër infektioni.
Prej më shumë se 20 vitesh, banorët në këtë zonë janë ankuar për kushtet në të cilat jetojnë. Problemi më I madh për ta duket se është ky kanal I cili tashmë I dalë jashtë funksionit, shërben më shumë për përhapjen e infeksioneve të ndryshme sesa për kullimin e tokave të vetë banorëve.
Edhe pse disa herë bashkia Shkodër ka premtuar ndërhyrjen për pastrimin e tij, ende nuk është marrë asnjë masë.