Heronjtë e Shqipërisë në mënyrë figurative i kanë bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës që të luftojnë korrupsionin dhe të mos heshtin. Qytetarët në siluetat e heronjve të vendosur përpara bashkisë Shkodër u ftuan që të firmosin në mënyrë simbolike ndaj thirrjeve të heronjve për të mos u bashkuar me fenomenet negative. Ky është një aktivitet që zhvilloi organizata “Qëndresa Qytetare”.

Kjo nxitje ndaj qytetarëve përmes kësaj mënyrë duke i bërë thirrje përmes Heronjve që sakrifikuan jetën e tyre dhe të familjarëve për Shqipërinë vjen për shkak se ndërgjegja e shoqërisë në vendin tonë sipas “Qëndresës Qytetare është e ulët.

Ajo që ka nevojë shoqëria shqiptare është edukimi i brezave që në shkollat fillore në luftën ndaj korrupsionit.

Ideatori i siluetave të Heronjve ku firmosën qytetarë në mënyrë simbolike është Stiven Shala, një i ri nga Shkodra i cili thotë se rinia shkodrane nuk është aspak aktive.

“Qëndresa Qytetare” është një organizatë e cila përmes advokimin të çështjeve në mbrojtje të interesave të qytetarëve organizon herë pas here aktivitet të ndryshme të ngjashme me qëllim për të nxitur shoqërinë që të ketë një reagim më të fortë ndaj problematikave sociale që kanë mbërthyer Shqipërinë prej vitesh.