Deputeti i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka ndezur motorët për fushatën elektorale. Në takimin në lagjen “Mark Lula” deputeti Doshi u njoh me rastin e Dedë Marashit nga Prekali i cili që në moshën 18 vjeçare kishte pësuar një aksident duke e lëne me pasoja.

Invalidit prej kohësh ia kanë hequr edhe të drejtën e kempit dhe kjo gjë e ka bërë që ai dhe bashkëshortja me 3 fëmijët të jenë në gjendje të rendë ekonomike.

Por me deputetin Tom Doshi nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Ai pasi e dëgjoi të gjithë historinë e Dede Marashit i tha se realizimin dhe shpenzimet e operacionit do i merrte ai përsipër.

Pasi u njoh me këtë rast deputeti Doshi mori përsipër realizimin e operacionit për Dedë Marashin dhe mbulimin e shpenzimeve nga ana e tij.

Janë të shumta rastet që ka marrë përsipër deputeti Doshi në realizimin e operacioneve të ndryshme për banorë të qarkut Shkodër dhe ka dhënë ndihmesën e tij gjatë gjithë këtyre viteve edhe për shumë familje të varfra duke iu gjendur pranë në momentet e tyre më të vështira.

Edhe ky rast i invalidit Dedë Marashi që deputeti Doshi e mori përsipër operacionin nuk bën përjashtim.