Kryetari i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi takimin e radhës e zhvilloi me banorët e lagjes “Mark Lula” në rajonin nr 5 në Shkodër. Deputeti Doshi tha se në këtë rajon në vitin 2017 arritën të ishin forcë e dytë ndërsa në këto zgjedhje parlamentare synohet të dalin forcë e parë.

Deputeti Tom Doshi ndër të tjera u shpreh se ai nuk synon të bëhet ministër pasi dëshira e tij është të qëndrojë kryetar partie dhe t’i shërbejë të gjithë qarkut të Shkodrës.

Ndryshe nga partitë e tjera Doshi synon që të gjithë të jenë të bashkuar. Të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputet Gledis Çeliku, Marina Duhani dhe Serdar Hoxha të cilët u prezantuan për të pranishmit.