
Në kuadër të festës kombëtare të Austrisë, në qendrën rinore Arka është organizuar një mbrëmje letrare me titull “Totalitarizmi s’e vret dashurinë”.
Ky aktivitet u lidh ngushtë edhe me shënimin e 100 vjetorit të lindjes së një prej shkrimtareve më të shquara austriake Ilse Aichinger, autore e librit “Shpresa më e madhe” I cilësuar si një nga 100 librat më me vlerë të shekullit të kaluar. Përkthyesja Anna Kove thotë se përmes këtij libri shkrimtarja ka dhënë disa mesazhe domethënëse dhe të fuqishme.
Ambasadori I Austrisë në Shqipëri Kristian Steiner vlerëson aktivitetin dhe lidhjen e fortë mes dy shteteve.
Konsulli I Nderit I Austrisë në Shkodër Gjergj Leçejxza vlerëson shkrimtaren ndërsa flet edhe për festën kombëtare të Austrisë që përkon me datën e aktivitetit letrar.
lse Aichinger ishte një shkrimtare austriak i njohur për llogaritë e saj për persekutimin e saj nga nazistët për shkak të prejardhjes së saj hebreje. Ajo shkroi poema, tregime të shkurtra dhe shfaqje radio, dhe fitoi çmime të shumta letrare evropiane.


