
Vijon të jetë I pandalur kaosi në rrugët e qytetit të Shkodrës. Dita e martë ka nisur me trafik të rënduar në qendër të qytetit, por jo vetëm pasi situata është e njejtë deri në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku turistë të huaj, por edhe pushues vendas zgjedhin kryeqendrën e veriut për të kaluar disa ditë relaksi duke bërë që trafku të rëndohet ndjeshëm. Rradha e makinave nis nga hyrja e qytetit dhe përfundon në sheshet kryesore.
Edhe këtë vit, policia rrugore është në krye të detyrës duke normalizuar trafikun duke shmangur rradhët e gjata apo edhe mundësitë për aksidente të mundshme.
Stina e verës është problematike për shkak të numrit të aksidenteve të cilat ndodhin si pasojë e fluksit të madh të automjeteve në rrugë, apo edhe për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës rrugorë nga shoferë vendas dhe të huaj.
Po ashtu, fluks të madh të lëvizjeve ka kryesisht nga sheshi “Parrucë” deri në kryqëzimin tek teatri ku pritja në rrugë arrin deri në 20 minuta. Duket se ndërhyrja e patrullave të policisë në këtë segment rrugor nuk ndikon në përmirësimin e lëvizjes.






