Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për autizmin, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër ka zhvilluar një trajnim me infermierë dhe mësues ndihmës të disa shkollave të qytetit. Psikatrja Kledi Bala shprehet se qëllimi i këtij trajnimi është informimi i mësuesve në lidhje me sjelljen që duhet të kenë ndaj fëmijëve të spektrit autik.

Ndërkohë psikologia Eurodita Fshazi thekson se trajnimet e tilla përmirësojne sjelljen e mësuesve ndaj fëmijëve autik si dhe bëjnë që mësuesit t’i kuptojnë më mirë këta fëmijë.

Gjatë muajit prill që është edhe muaji i ndërgjegjësimit ndaj autizmit Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër po zhvillon një sërë aktivitetesh për informimin e qytetarëve në lidhje me Autizmin.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, FERMERËT: ULNI TARIFAT OSE DO TË PROTESTOJMË
Artikulli tjetërPD SHKODËR: SHKARKIMET HAKMARRJE POLITIKE E BARDH SPAHISË