Në kuadër të projektit “SAFE HARBOR” të financuar nga Bashkimi Europian, Fakulteti i Drejtësisë pranë Universiteti “Luigj Gurakuqi” partner në këtë projekt organizon një trajnim me aplikuesit e ligjit për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Ky është një projekt që synon të trajnojë aplikuesit e ligjit për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale, kryesisht trajnimi konsiston në njohjen e Rregullores dhe Direktivës të Bashkimit Europian.

Në këtë trajnim i cili do të organizohet për tre ditë me radhë mund të marrin pjesë të gjithë ata që ushtrojnë profesionin e avokatit, stafi i zyrave juridike i institucioneve publike Bashki, Prefektura, Qarku, stafi gjykatave,noteret, etj.

Projekti i Safe Harbor ka për qëllim të mbulojë boshllëqet në bashkëpunimin ndërmjet ofruesve të trajnimeve dhe për rrjedhojë trajnimin ligjor evropian për ata që e kërkojnë atë.

Prandaj, propozon të standardizohet kultura evropiane për trajnimin ligjor, veçanërisht në një fushë delikate siç është mbrojtja e të dhënave që gjithnjë e më shumë i nënshtrohet vështirësive të interpretimit dhe shkeljeve të shumta për shkak të rritjes së ITC-ve, tregtisë elektronike etj.