Qendra “Konsumatori Shqiptar” ka zhvilluar një trajnim në qytetin e Shkodrës për fuqizimin e organizatave dhe shoqërisë civile në lidhje me kuadrin ligjor për mbrojtjen e konsumatorëve në nivel qeverisjeje qëndrore, vendore dhe kompetencat e bashkive në mbrojtje të konsumatorëve.

Ersida Teliti, drejtore e qendrës ekzekutive “Konsumatori shqiptar” shprehet se të gjitha bashkitë pas reformës territoriale kanë patur si detyrim ligjor ngritjen e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit.

Bashkia Shkodër shprehet drejtorja Teliti ka refuzuar hapjen e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit edhe pse e ka detyrim ligjor.

Kjo nismë e qendrës “Konsumatori Shqiptar” kërkon angazhimin konkret si dhe partneritet me organizatat e shoqërisë civile për fuqizimin e konsumatorëve në nivel vendor si dhe ngritjen e zyrave për mbrojtjen e konsumatorëve në bashkitë respektive.

Artikulli paraprakNGJARJA M.MADHE, “NJË E QËLLOVA NË BALLË, TJETRIN S’DI”
Artikulli tjetërU EKZEKUTUAN ME ARMË ZJARRI PAS SHERRIT PËR KANABISIN, GJENDEN TRUPAT E PAJETË TË VILSON ÇUTAJ DHE KLEMENT PEPAJ