
Shoqata Italiane COPSE në bashkëpunim me Fondacionin CIMA e qendrën Arhus Shkodër zhvilluan sot trajinimin “Advokimi dhe ndryshimet klimatike” në kuadër të projektit “Eco Friends-Ecological Operative Friends”. Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e njohurive, aftësive dhe krijimi i një dialogu të përbashkët midis institucioneve publike, shoqatave dhe qytetarëve për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, nëpërmjet proceseve dhe pjesëmarrjes.
Organizatat e shoqëris civile në Shkodër kanë nevojë të dijnë më shumë në lidhje me këto ndryshime klimatike pasi ky qytet vuan nga fatkeqesite natyrore sic janë përmbytjet.
Në kuadër të projektit “Eco Friends” do të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera me organizata të shoqëris civile për të rritur rolin e tyre në zbatimin e politikave europiane në këtë sektor.


