Këshilli i bashkisë Shkodër është një prej 3 këshillave në Shqipëri i cili nuk ka miratuar ende asnjë rregullore dhe një prej tyre është edhe rregullorja për ankesat. Në këtë mënyrë u zhvillua një trajnim me përfaqësues të këshillit bashkiak të Shkodrës për zbatimin e rregullores së ankesave.

Eksperti i pushtetit vendor Fatlum Nurja, njëkohësh pjesë e projektit “Bashki të Forta” të organizatës Helvetas Intercooperation që mbështetet nga fondet e qeverisë zviceriane deklaroi se distance mes qytetarëve dhe këshilltarëve bashkiak është e madhe ndaj nevojitet miratimi i kësaj rregulloreje.

Miratimi i rregullores për ankesat e cila aktualisht mungon bën që këshilltarët të shohin gjatë vitit se sa ankesa kanë ardhur.

Këshillat bashkiak monopartiak janë atipik shprehet ekpserti Nurja që më përpara ka qenë anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës dhe organizata zviceriane që ai përfaqëson mundohet që qytetarët të marrin pjesë direkt në qeverisje.

Shoqata e këshillave të qarqeve të Shqipërisë në bashkëpunim me organizatën zviceriane Helvetas Intercooperation dhe projektin “Bashki të Forta” që mbeshtetet me fondet e qeverisë zviceriane zhvilluan një trajnim me përfaqësues të këshillit bashkiak të Shkodrës për zbatimit e rregullores “për ankesat, vërejtjet, kërkesat, peticionet dhe Nismat Qytetare”.