Prej 10 ditësh, në qarkun Shkodër janë hapur qendrat shëndetësore verore. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër Xheni Halili bën të ditur se gjatë kësaj periduhe puna ka ecur mirë. Qendrat shëndetësore në Theth Dhe Velipojë ofrojnë shërbim 24 orë ndërsa ajo në Rrjoll vetëm deri në orën 20:00 të mbrëmjes bën të ditur drejtorja Halili.

Drejtorja Halili shton se të të gjithë pushuesit tashmë kanë mundësinë të testohen për COVID-19 përmes testeve të shpejta të cilat janë shpërndarë në të tre qendrat shëndetësore verore.

Qendra shëndetësore e Velipojës është ajo e cila ka numrin të madh të pushuesve të cilët kërkojë shërbim, për shkak edhe të numrit të madh të shtetasve shqiptar dhe të huaj të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet në plazhin e Velipojës.