Duke qënë se viti i kaluar ishte i vështirë për të gjithë tregtarët shpresonin që këtë vit fuqia blerëse do të ishte më e lartë. Tregtaret e fruta perimeve në tregun e Zdrales në Shkodër shprehen se fuqia blerëse vazhdon të jetë e ulet dhe se aktualisht po punojnë më shumë me turistë të huaj.

Sipas tregtarëve çmimet e produkteve janë normale por pavarësisht kësaj tani në verë për shkak të temperaturave të larta dhe fuqisë blerëse të ulët atyre i duhet që shpesh t’i shesin prodhimet nën kosto.

Shumë nga tregtarët e fruta perimeve jetojnë vetëm me të ardhurat që shitja e prodhimeve sjell prandaj ata shpresojnë që ky vit do të jetë më i mirë për ata.

Artikulli paraprakSHKODËR, HAPJA E MADHE E GOLDEN PALACE
Artikulli tjetërSHKODRA QËNDROI 10 ORË PA UJË TË PIJSHËM SI SHKAK I DEFEKTIT