Festat e fundvitit duket sikur kanë sjellë pak shpresë për tregtarët në tregun e rrobave në Zdrale të qytetit të Shkodrës. Një pjesë e tregtarëve shprehen se ndryshe nga muajt e kaluar, me ardhjen e emigrantëve gjatë muajit dhjetor të vitit që lëmë pas kanë patur më shumë shitje. Ndërsa tani që atmosfera e festave është larguar, tregtarët vijojnë të jenë të shqetësuar për shkak të mungesës së fuqisë blerëse në bizneset e tyre.

Taksat e larta dhe rënia e fuqisë blerëse ka falimentuar një pjesë të bizneseve të vogla në tregun e rrobave në Zdrale, një pjesë e të cilave shkruhet lëshohen me qera. Nisur nga kjo situatë e vështirë të cilët po kalojnë, tregtarët shprehen se do të jenë të detyruar të mbyllin edhe ata bizneset e tyre.

Tregtarët në tregun e rrobave në Zdrale, vijojnë të përballen me vështirësi të mëdha për shkak të shitjeve të pakta që kanë patur që nga përhapja e pandemisë. Shpresa e vetme e tyre për vitin 2021 është ndihma nga qeveria që të mos shkojnë drejt falimentimit.