Gjatë fundvitit në tregun e frutave dhe perimeve në qytetin e Shkodrës, shitjet kanë qënë të pakta. Kështu janë shprehur tregtarët të cilët e konsiderojnë vitin që lëmë pas si një ndër periudhat më të vështira që kanë kaluar deri më tani, për shkak të mungesës së ndjeshme të blerësve në treg.

Ndryshe nga vitet e kaluara, si asnjëherë më parë gjatë periudhës së festave ka patur një ulje të konsiderueshme të çmimit të frutave dhe perimeve në treg thonë tregtarët.

Shpresa e vetme e tregtarëve për të përballuar vështirësitë e krijuara nga Covid-19, është që situata këtë vit të shkojë drejt përmirësimit dhe fuqia blerëse të rritet.