Zënia e hapësirave publike është një fenomen I njohur për qytetarët shkodranë. Në trotuaret pranë fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe Spitalit Rajonal Shkodër prej vitesh, qytetarë të shumtë shesin rroba në këtë zonë duke vështirësuar lëvizjen e këmbsorëve në trotuare.

Janë vetë qytetarët ata të cilët ngrenë këtë shqetësim ndërsa tregojnë se deri diku e kuptojnë arsyet e tregtarëve që shesin në këtë zonë.

Ata kërkojnë që bashkia të ndërhyjë në krijimin e një tjetër tregu për shitjen e rrobave, si e vetmja mundësi për t’I ardhur në ndihmë këtyre tregtarëve.

Tregtarët nuk janë kundër lirimit të hapësirave publike. E vetmja gjë që I shqetëson është mungesa e një tregu ku të ushtrojnë aktivitetin e tyre në kushte normale.

Të ardhurat e vetme janë vetëm fitimi I pakët që vjen nga shitja e këtyre rrobave. Ndërkohë, disa herë policia bashkiake ka ndërhyrë për t’I lëvizur nga trotuaret pa I ofruar një zgjidhje konkrete për problemin e tyre.

Artikulli paraprakTHAÇI DHA DOREHEQJEN, RAMA: KE MBESHTETJEN E SHQIPERISE, META: BESOJ NE PAFAJESINE E TIJ
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT “BASHKËJETOJNË” ME UJËRAT E ZEZA