Turizimi malor edhe këtë vit pritet të jetë ndër më të preferuarit në sezonin e ardhshëm turistik. Vëmendjen më të madhe, zonat malore në veri të Shqipërisë e morën gjatë periudhës së karantinës si shkak I koronavirusit, që bëri të zhvillohej ndjeshëm turizmi I brendshëm.

Drejtori I Turizmit në bashkinë Shkodër Gentian Mema thotë se turizmi malor pritet që edhe këtë vit të ketë frekuentimin më të madh të turistëve.

Mema shton se kushtet e motit pritet të ndikojnë në hapjen me vonesë te sezonit turistik në zonat malore për shkak të borës e cila ka bllokuar Qafën e Thorës.

Për drejtorin e turizmit, ky sezon turistik do të jetë pozitivisht I pakrahasueshëm me atë të një viti më parë.

Bashkia Shkodër ka menduar promovimin e zonave malore përmes videove dhe ëebinareve të ndryshme të cilat mund të tërheqin një numër më të madh turistësh.

Artikulli paraprakFESTA, DOSHI: MANDATET E PSD NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërSHKODËR, SINDIKATA: 1 MAJI PROTESTË EDHE NË KOHË PANDEMIE