“Turqishtja Gjuha e Tolerencës në Ballkan” është konferenca e fjalëve të pëbashkëta turke për vendet e Ballkanit mes të cilave edhe Shqipëria e zhvilluar në mjediset e hotel “Colosseo”. I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahme Yoruk i cili ndër të tjera tha se ajo që po mundohet të bëjnë është që turqishtja të futet si lëndë me zgjedhje në Shqipëri

“Ne ndajmë elemente të përbashkëta gjuhësore me vendin tonë vëlla Shqipërinë, ku posedojmë një histori të gjatë dhe një prejardhje të gjërë kulturore. Turqishtja dhe shqipja përmbajnë më shumë se 4 mijë fjalë, shprehje dhe idioma të përbashkëta. Mund të mendohet se kjo shifër e fjalëve të përbashkëta dyfishohet nëse marrim parasysh vëllezërit tanë që jetojnë në një pjesë të madhe të gjeografisë së Ballkanit.

Ne jemi duke punuar mbi “Projektin e Fjalorit të Fjalëve të Përbashkëta”. Turqishtja ka një histori rreth 5 shekullore në këtë gjeografi. Turqia ka lënë gjurmë të thella në Ballkan dhe është pasqyruar në botën e mendimit të këtij rajoni.

Një përbërës të rëndësishëm në lidhjen tonë të fortë ende sot me popujt e Ballkanit e krijon edhe prania e fjalëve tona të përbashktëa. Sot Shqipëria njohet si një nga vendet më tolerante në botë. Edhe Turqia gjithashtu njihet si djep i kulturave të ndryshme të çdo gjuhe, feje dhe nacionaliteti.

Kjo buron për shkak të mënyrës se si kemi ekzistuar bashkarisht në paqe për vite me radhë. Me këto konsiderata mundësuam që gjuha shqipe të pozicionohet si lëndë me zgjedhje në Turqi dhe vazhdojmë përpjekjet që edhe turqishtja të jetë lëndë me zgjedhje në Shqipëri”.

Drejtori i institutit “Yunues Emre” Zafer Kiyici tha se bashkëjetesa ndër shekuj me Turqinëka prekur çdo fazë të jetës në Ballkan ndër të cilat edhe gjuhën

“Me shtrirjen otomane në rajon mijëra fjalë turke hynë në gjuhën e Ballkanit. Shteti Otoman filloi një zhvillim serioz dhe aktivitete kulturore në rajon me strukturën e tij shoqërore, rendin shtetëror, prodhimin, edukimin dhe filozofinë e pasur të artit. Kontakti i ngushtë i shtetarëve me artizanët dhe mbështetja e tyre ka bërë që çdo qytet i Ballkanit të kthehej në një qendër kulturore.

Kështu turqishtja u bë gjuha e artit, prestigjit dhe nevojës në gjeografinë ballkanike duke u ktheyr në një pjesë të domosdoshme të jetës së përditshme si gjuhët e artit dhe shkencës në rajon. Nuk do të ishte e saktë që ekzistenca e fjalëve turke në gjuhët ballkanike të kufizohej vetëm me burime dhe tekste të shkruara.

Bashkëjetesa në më shumë se 500 vjet ka prekur çdo fazë të jetës dhe kultura është transferuar përmes koncepteve dhe termave në të gjitha fushat. Proverbat dhe idiomat turke përdoren në zonën e Ballkanit identike ose me disa ndryshime tingujsh ose duke u përkthyer në gjuhën përkatëse. Përveç kësaj ne përballemi me fjalë turke në poezi, këngë popullore, madje edhe në këngë popullore”.

Në konferencën “Turqishtja Gjuha e Tolerenca në Ballkan” kumtuan rpfoesor të njohur nga Turqia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Serbia ndërsa morën pjesë një sërë autoritetesh.