Hedhja dhe djegja e mbeturinave në bregun e lumit Kir pranë varrezave të dëshmorëve në Shkodër vazhdon të mbetët një problem shqetësues për banorët që jetojnë aty por dhe për gjithë qytetin e Shkodrës. Prej kohësh jo vetëm natën por edhe ditën digjen mbeturinat nga persona të papërgjeshëm duke krijuar kështu një ndotje të rrezikshme.

Banorët shprehen se frika se tymi toksik mund të ndikojë në shëndetin e tyre por sidomos të fëmijëve është e madhe.

Prej vitesh mbeturinat vazhdojnë të hidhen dhe të digjen aty dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi thonë qytetarët.

Kohët e fundit ky fenomen po ndodh rëndomë në disa zona periferike të qytetit. Një gjë e tillë jo vetëm që shkatërron natyrën por dhe vë në rrezik jetën e qytetarëve.

 

Artikulli paraprakFERMERI NË OBOT HEQ DORË NGA BUJQËSIA: NA BRAKTISËN
Artikulli tjetërPROTESTA PARA PD, BASHA MERRET NË PYETJE PËR RRETH DY ORË NË PROKURORINË E TIRANËS