Në fshatin e Paqes në Shkodër deri në Malin e Taraboshit u mbajt Udha e Kryqit, një rit i përvitshëm që simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit dhe që përkon me afrimin e festës së Shenjtë të Pashkës. Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj përmendi problemet e shumta që familjet dhe të moshuarit kanë hasur si shkak i pandemisë së COVID-19.

Dom Vlash Palaj përmendi edhe disa probleme të tjera të jetës sociale me të cilat përballemi çdo ditë që nga aborti, ngujimi, varfëria apo emigrimi i të rinjve.

Tashmë ndodhemi në vigjilje të festës së shenjtë të Pashkës e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit që është gjithmonë një shpresë për një botë më të mirë.