Në stinën e verës, gjatë frekuentimit të pishinave shqetësimet më të shpeshta që hasen janë infeksionet në lëkurë. Mjekja dermatologe në spitalin Rajonal të Shkodrës, Aida Bajri thekson se personat e prekur nga këto infeksione, duhet të shmangin frekuentimin e pishinave deri në shërimin e tyre që të mos përkeqësojnë situatën dhe të parandalojnë komplikacionet e këtyre patologjive.

Sipas mjekes ajo çfarë është e rëndësishmë pas frekuentimit të pishinave është përkujdesi që duhet të bëjmë ndaj lëkurës.

Nëse këto sëmundje te lekures kapen dhe trajtohen në kohë, mund të kurohen mjaft mirë brenda pak ditësh. Por nëse nuk eliminohen agjentët shkaktarë dhe nuk ruhet një higjenë e mirë, atëherë sëmundja mund të rishfaqet dhe të kërkojë trajtim nga e para.