Rënia e ekonomisë nga pandemia e Covid 19 ka kufizuar qytetarët e Shkodrës për të zgjedhur shtetet jashte Shqiperise per të kaluar pushimet verore. Genta Mustali një nga operatoret turistike në qytetin e Shkodrës thekon se qytetarët janë shumë të kufizuar në zgjedhjet që bëjnë duke kërkuar dhe shpesh herë çmime shumë të ulta në krahasim nga ajo çfarë një agjenci turistike mund t’i ofrojë.

Në krahasim me vitin e kaluar këtë vit ka pasur më pak qytetarë që kërkojnë të udhëtojnë jashte Shqiperie shprehet operatorja.

Zonat malore si Thethi, Boga, lumi i Shalës apo dhe Lëpusha mbeten disa nga destinacionet më të preferuara.

Në krahasim me një vit më parë qytetarët mund të udhëtojnë edhe jashtë Shqipërisë pasi pothuajse të gjitha vendet e BE kanë rihapur kufinjtë por duket se ngërçi i shkaktuar në ekonominë familjare gjatë pandemisë i ka kufizuar ata edhe këtë vit.