Prej më shumë se një muaji ka mungesë të ndriçimit në hyrje të segmentit rrugorë të Unazës Lindore të qytetit të Shkodrës. Sikur të mos mjaftonte kjo në dy anët e rrugës vihen re kanale pusetash të hapura me tela të zhveshur të cilat vënë në rrezik jetën e banorëve. Kjo gjë është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës .

Banorët nuk dijnë kujt t’i drejtohen pasi deri më tani askush nuk ka bërë diçka për zgjidhjen e kësaj situate.

Ky segment është një nga më të populluarit në qytetin e Shkodrës duke qënë që është pjesë e unazës Lindore. Problemi që ka kjo rrugë me ndriçimin mund të rris numrin e aksidenteve nëse ky problem nuk do të zgjidhet.