
Në vigjilje të festës së Pashkës Ortodokse, famullitar i kishës Ortodokse në Shkodër at Nikolla Petani ka ururar të gjithë besimtarët.
At Nikolla Petani përcolli mesazhin e kryepeshkopit të kishës Ortodokse së Shqipërisë, Atë Anastasi duke i kërkuar besimtarëve të besojnë në dashuri e cila do të triumfojë përfundimisht duke lehtësuar dhimbjet dhe plagët.
Në festën e Pashkës Ortodokse besimtarët ortodoks kremtojnë ringjalljen e Jezusit, moment ky që simbolizon shpresën, forcimin e besimit tek zoti dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.