Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 është një hap shumë i rëndësishëm që do i jap fund situatës së pandemisë. Drejtori I Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër Astrit Beci një ditë parë eksluzivisht për Star Plus bëri të ditur se vaksinimi në Shkodër do nisë brenda muajit shkurt dhe do të bëhet në pallatin e sportit.

Duket se një pjesë e mirë e qytetarëve të Shkodrës shprehen të bindur se është një zgjidhje optimiste për zgjidhjen e kësaj situate.

Ndërkohë duket sikur disa qytetarë të tjerë janë akoma të pavendosur apo dhe kundër në lidhje me injektimin e vaksinës.

Ndonëse ekziston frika për injektimin apo jo të kësaj vaksine qytetarët mendojnë se nuk kanë opsion tjetër për zgjidhjen e këtij problemi.

Ndërkohë që jemi në pritje të vaksinës po bëhet trajnimi i stafit mjeksorë i cili do të kryej injektimin e vaksinës anti-Covid në qytetin e Shkodrës.