Prej datës 1 shtator të gjithë qytetarët e Shkodrës të cilët duan të marrin dozën e parë të vaksinës apo të kryejnë testin anti-covid duhet të paraqiten tek mjekui i familjes pranë qendrës shëndetësore dhe jo më në njësinë vendore të kujdesit shëndetësorë në Shkodër.

Zhvendosja e ktëtyre procesve në qendrat shëndetësore nga qytetarët e Shkodrës ishte e domosdoshme. Qytetarët shprehen se tashmë për at aështë më e thjeshtë pasi janë më pranë shtëpive dhe nuk I duhet të bëjnë rrugë të gjatë.

Që në fillim të muajit gusht në të gjithë Shqipërinë janë duke u vaksinuar të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjec e lartë ndërkohë që edhe gjithë muaji shtatorë do të jetë një muaj i hapur. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Shkodër janë vaksinuar 73803 persona.

Cdo ditë në qendrat shëndetësore në Shkodër po kryhen rreth 60 vaksinime ndërkohë që numri i testeve anti-covid shkon deri në 100.