Vaksinimi në Shkodër ndaj Covid-19 do të nisë gjatë muajit shkurt dhe do të bëhet në mjediset e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Nje gjë te tillë e pohoi drejtori i operatorit të kujdesit shëndetësor për rajonin e Shkodrës Astrit Beci gjatë emisionit të shëndetit të gazetares Sabina Shelegu në Star Plus Tv.

Drejtori Beci foli edhe për rastet e Covid 19 në Shkodër duke thënë se edhe ata që e kalojne virusin duhet që të bëjnë kujdes përsa kohë ekziston mundësia që të infektohen sërish.

Gjatë emisionit drejtori Beci iu përgjigje edhe një sërë pyetjesh të dërguara nga teleshikuesit e shumtë.