
Procesi I vaksinimit tek fëmijët për këtë vit është realizuar në mbi 95% në Shkodër. Një gjë e tillë bëhet me dije nga drejtorja e NJVKSH Shkodër, Besara Gjurgjej. Gjurgjej thekson se dozat e dyta dhe te treta shtyhen nga ana e prinderve me dy muaj kryesisht kur fëmijët janë me gjendje gripale.
Sipas drejtueses se shendetit publik , vaksinat janë shumë të rëndësishme për të gjitha sëmundjet infektive.
Ndërkohë, vijon fushata e vaksinimit kundër gripit, ku në Shkodër janë planifikuar 14 mijë doza vaksina.


