Në harkun kohor të dy muajve në qarkun Shkodër janë vaksinuar më shumë se 12 mijë qytetarë. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Xheni Halili ka bërë të ditur është ulur edhe fasha moshore e vaksinimit të të moshuarve, duke përfishirë gjithnjë e më shumë qytetarë në këtë proces.

Gjatë 10 ditëve të fundit, kur ka nisur edhe vaksinimi masiv janë kryer 5000 vaksinime bën të ditur drejtorja Halili. Gjatë kësaj periudhe, një interes të shtuar për tu vaksinuar kanë patur edhe forcat e rendit dhe gazetarët e terrenit.

Në fund, drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor ka një thirrje për të moshuarit të cilët refuzojnë të marrin dozat e vaksinës.

Vaksinimi në Shkodër ka filluar prej mesit të muajit shkurt. Gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, mbi 12 mijë është numri I qytetarëve që kanë marrë dozat e vaksinës kundër COVID-19.