Edhe pedagogët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë filluar të marrin dozat e para të vaksinës AstraZeneca. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Xheni Halili ka bërë të ditur se mësuesit kanë refuzuar të vaksinohen në ditët e para. Deri më tani dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 30 pedagogë dhe 410 mësues.

Në total janë shpërndarë mbi 6100 doza vaksina anti-COVID në qarkun Shkodër bën të ditur drejtorja Halili. Pjesa më e madhe e tyre janë shpërndarë tek personeli shëndetësor dhe të moshuarit mbi 80 vjeç.

Pas mbërritjes së vaksinës AstraZeneca dy javë më parë qarkulluan shumë zëra në lidhje me sigurinë e saj dhe efektet e rënda anësore, gjë që solli konfuzion tek arsimtarët të cilët do të merrnin dozat e para nga kjo vaksinë. Në total janë më shumë se 1200 mësues të cilët do të marrin vaksinën anti-COVID.