514 mësues në bashkinë Shkodër kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astrazeneca në dy javët e para të këtij procesi. Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtorja e zyrës vendore të arsimit, Blediana Osja e cila thotë se deri tani procesi ka ecur mirë.

Mësuesit të cilët kanë refuzuar të marrin vaksinën në ditët e para, tashmë I janë drejtuar qendrës së vaksinimit me vullnet të lirë bën të ditur drejtorja Osja.

Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore bën të ditur se në bashkinë Shkodër, të infektuar aktivë aktualisht jane 18 mësues dhe 5 nxënës.

Gjendja shëndetësore e mësuesve dhe nxënësve të infektuar aktivë me COVID-19 është e qëndrueshme bën të ditur drejtorja e zyrës arsimore në Shkodër.

E njejta situata paraqitet edhe tek arsimtarët e vaksinuar, ku disa prej tyre kanë shfaqur shenja të lehta të efekteve anësore pas vaksinimit si temperaturë apo lodhje.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, PROBLEME ME LISTAT E VOTUESVE
Artikulli tjetërSHKODËR, TË MOSHUARIT QË REFUZOJNË VAKSINËN: TË PASIGURTË