Ky ishte njoftimi që drejtori rajonal I arsimit Bardhok Pulaj bëri në nëntor të vitit 2019. Pavarësisht lajmërimit se po merren masa për eliminim e bombulave të gazit në klasa, në Shkodër janë të shumta shkollat të cilat përdorin gazin për ngrohje.

Star Plus, ishte në shkollën 9-vjeçare “10 korriku” për të kuptuar nëse ngrohja me gaz është eliminuar, por përgjigjja që morëm nga nxënësit ishte tjetër. Sipas tyre, gazi mban erë të rëndë dhe kjo gjë e bën të vështirë qëndrimin në klasa.

Ato kërkojnë që ngrohja të kthehet me dru ose me system ngrohje qëndrore, kaldajë.
Shkolla “10 korriku” është vetëm një nga shumë shkollat që përdorin gazin për të ngrohur nxënësit në klasa

. Prej kohësh, është lajëmruar se një situatë e tillë do të eliminohej, por siç duket, situate vazhdon të mbetet e njëjte.