
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 22 vjeç, banues në fshatin Drisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 34 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet, në aksin “Koplik-Shkodër”. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. 34-vjeçari u kap pasi u largua nga vendi i aksidentit;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi me automjetin që drejtonte pa leje, ka goditur një automjet të parkuar, gjatë tentativës për t’u larguar, pas konstatimit nga shërbimet e Policisë Rrugore;
-referuan materialet në Prokurori, për njoftim të aksidentit të djeshëm, në aksin “Kryebushat-Shkodër”, ku motomjeti me drejtues shtetasin A. Ç., 51 vjeç, u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen E. B., 34 vjeçe. Si pasojë, u dëmtua lehtë, drejtuesi i motomjetit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim të dëmtimit aksidental të shtetasit K. Sh., 21 vjeç, gjatë punës në një restorant. 21-vjeçari mori ndihmë mjekësore dhe u largua në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. S., 55 vjeç dhe A. R., 49 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar një 55-vjeçar, se e kanë kanosur për të mos lëvizur në një rrugë në lagjen “Dedaj”, që pretendojnë se e kanë ndërtuar vetë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






