TRAFIKU I RËNDUAR KRIJON VONESA TË SHUMTA PËR UDHËTARËT.
Vëzhgimi i Star Plus ka nisur që nga qëndra e qytetit të Shkodrës për të parë se sa zgjat një udhëtim drejt Velipojës, aq më tepër ditët e fundjavave. Që pas daljes nga qyteti, radhët e para të trafikut si zakonisht fillojnë që nga Bexhisteni e deri tek Harku i Bërdicës.

Trafiku është shumë i rënduar tek rreth rrotullimi tek ura e re e Bunës, por sigurisht dhe tek kryqëzimi që të çon për Velipojë.Pavarësisht se që nga ura e re e Bunës deri tek harku i Bërdicës ka forca të shumta policie që mundohen të sistemojnë qarkullimin, vonesa është mëse e dukshme dhe e paevitueshme. Me kamerën e Star Plus udhëtimi ka vijuar më pas deri në Velipojë, ku duhet thënë që me pak fat mund të shkosh në plazh për rreth 45 minuta ku duhet të përballesh me me trafik në hyrje të plazhit. Pra nga vëzhgimi i Star Plus duket qartë se sa kohë të merr një udhëtim për të bërë një ditë pushim. Natyrisht pushuesit, qoftë të huaj dhe shqiptarë duhet ti marrin masat mirë, aq më tepër gjatë fundjavave ku duhet të përballen me rradhë të gjata të trafikut, e sigurisht durimi duhej të jetë maksimal. Ky është realiteti në fluksin e pushimeve gjatë aksit rrugor Shkodër-Velipojë.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/E-XtZvZgioM?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVIJA LIQENORE, SËRISH E NDOTUR
Artikulli tjetërRENDI NË 24 ORË