
Aksi Shkodër-Velipojë vijon të mbetet një ndër rrugët më të rrezikshme. Shpejtësia mbi normë dhe parakalimet e gabuara janë kthyer në shkak të një numri të konsiderueshëm aksidentesh, duke rritur shqetësimin e drejtuesve të mjeteve por edhe banorëve të zonave përreth. Ky segemt rrugor përdoret jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët që zgjedhin të vizitojnë bregdetin e Velipojës, duke bërë që që fluksi I automjeteve të rritet veçanërisht gjatë sezonit veror.
Një problem që përkeqëson sigurinë e aksit janë edhe barrierat mbrojtëse. Në shumë pjesë të segmentit vihen re barriera të cilat janë dëmtuar, duke e berë rrugën edhe më të rrezikshme për automjetet që lëvizin me shpejtësi.
Gjatë verës janë të shumta aksidentet rrugore që kanë ndodhur në këtë rrugë, ku ka patur edhe pasoja në jetë njerëzish. Disa herë është kërkuar që të ketë kontrolle më të shpeshta nga policia rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë gjatë lëvizjes në këtë zone, ndërkohë nevojitet që edhe drejtuesve të mjeteve të jenë të ndërgjegjshëm dhe të rrespketojnë rregullat e qarkullimit.






