Në kuadër të ciklit të takimeve “Trashëgimia jonë lindore” që po zhvillon Klubi Letrar i Nismës Vullnetare Studetore studiuesja Dorina Arapi ka mbajtur një takim me studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” ku ka diskutuar me ata mbi veshjet tradicionale të komunitetit katolik të Shkodrës. Veshja tradicionale e komunitetit katolik në Shkodër ka qenë ngushtësisht e lidhur me rregullat e normat që kishte shoqëria shkodrane shprehet studiuesja Arapi.

Ndërkohë ajo që ra në sy ishte interesi i të rinjve për të mësuar më shumë në lidhje me kulturën, trashëgimin kulturore dhe etnografike.

Ky aktivitet i cili u mbajt në mjediset e bibliotekës së universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vjen si një vlerë e shtuar për fondin e pasur të trashëgimis kulturore që ka qyteti ynë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, AKTIVITET SENSIBILIZUES PËR AUTIZMIN
Artikulli tjetërPRESIDENTI I RI, GRUPI PARLAMENTAR I PD REAGON NDAJ BERISHËS