
Vetedorezohet ne policine e Shkodres shtetasi Aurel Ndoj, ishte ne kerkim per plagosjen e nje viti me pare ne velipoje ngjarje e ndodhur me 19 maj 2017. Ai eshte njeri nga autoret e ngjarjes se rende te nodhur nje vit me pare ne plazhin e Velipojes, ku mbeten te plagosur dy vellezerit Ervin Tahiri 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç.
NGJARJA: Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri sot në mesditë në qendër të Velipojës. Të plagosur kanë mbetur Ervin Tahiri, 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç. Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta. Policia bën të ditur se njëri nga autorët e ngjarjes Besnik Ndoji nga fshati Mali i Kolaj është arrestuar si dhe i është sekuestruar arma e krimit, një armë zjarri automatik. Bashkëpunëtor në këtë plagosje sipas policisë është dhe një person tjetër, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë të plagosurit që kanë marrë plagë serioze ndodhen në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.
Ngjarja ku u qëllua me breshëri automatiku e ndodhur jo shumë larg shkollës në rrugën kryesore të fshatit ka krijuar panik e frikë të banorët e zonës.






