Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 është shënuar ditën e fundit në bashkinë Shkodër, tre më pak se një ditë më parë. Gjatë kësaj jave ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të personave ditorë të infektuar me koronavirus në të gjithë qarkun ku kryesojnë bashkia Shkodër dhe Malësi e Madhe, ku janë shënuar rastet më të shumta të të prekurve.

Aktualisht, numri I të infektuarve aktivë në nivel qarku është 231 nga 583 që prej përhpajes së pandemisë. Fatmriësisht, edhe dy persona të tjerë nga Shkodra janë shëruar nga COVID-19 duke e çuar në 321 numrin total të rikuperarve. Të izoluar në banesa mbeten më shumë se 90% e të infektuarve aktivë, pra 229 prej tyre ndërkohë që prej disa ditësh tashmë, dy pacientë janë të shtruar në spitalet COVID në Tiranë.

Si shkak I hetimit epidemiologjik që është bërë në qarkun e Shkodrës nga specialistët dhe epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, që prej përhapjes së pandemisë janë testuar pothuaj 3200 banorë të qarkut Shkodër ndër të cilët kanë rezultuar pozitivë 554 persona që prej përhapjes së pandemisë.