
Organizata e Luftës Anti Fashiste Nacionale Çlirimtare në Shkodër është kundër mosrespektimit nga ana e bashkisë Shkodër të datës 29 nëntor që është dita e Çlirimit. Kreu i LANÇ në Shkodër Zamir Llazani shprehu indinjatën e veteranëve lidhur me përjashtimin e festimeve zyrtare nga ana e bashkisë Shkodër për ditën e Çlirimit.
Vendimet për festimet zyrtare të festave të nëntorit thotë kreu i LANÇ Llazani duhet të ndërmerren përmes këshillit bashkiak dhe jo nga kryebashkiakja në detyrë.
Sipas Llazanit Lufta Anti Fashiste Nacional Çlirimtare duhet të ndahet nga periudha e mëpasme e komunizmit.
Kreu i LANÇ thotë se diktatori Enver Hoxha deri më tani nuk ka ende një akuzë zyrtare si dhe përsa kohë nuk ka një ligj që ndalon imazhet, qytetarët janë të lirë që t’i shfaqin ose jo.
Dilema e 28 dhe 29 nëntorit në Shqiqëri vijon që të jetë ende një debat politik për historinë mes të majtës e të djathtës ashtu siç edhe pretendimet e dy kampeve politike dhe qëndrimet e tyre lidhur me të vërtetën e Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare.






