NGJARJA KA NDODHUR NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT NË LAGJEN “SALO HALILI”. Një punonjës policie ka vrarë veten në shtëpinë e tij në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në orën 1:25 në mëngjesin e ditës së sotme, 8 shkurt, në lagjen Salo Halili, të qytetit të Shkodrës. Sipas burimeve, personi që ka vrarë veten është 59 vjeçari Luigj Nika. Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë efektivin e Komisariatit të Policisë Shkodër të kryejë aktin e vetëvrasjes megjithate burime prane grupit hetimor ne policine e Shkodres bejne me dije, se shkak I vetevrasjes dyshohet te jene borxhet per te cilat viktima kishte ndaj personave te tjere. Megjithate fillimihst jane marre ne pyetje familjaret e viktimes . Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakATENTAT NDAJ KRYETARIT TË KOMUNËS SHALË, FATMIRËSISHT PA VIKTIMA
Artikulli tjetër“ORTEK AZILANTËSH NGA KOSOVA”