
Po vijon puna për vendosjen e tubacioneve pranë kolektorit në qendër të qytetit të Shkodrës. Punime të cilat kanë nisur prej ditësh në bashkëpunim mes ndërmarrjes së punëve publike dhe ujësjellësit. Donika Kushi, drejtuese teknike e kanalizimeve të ujërave të bardha, shprehet se kjo ndërhyrje ka qënë tejet e nevojshme për Shkodrën, pasi zgjidh problematikën e përmbytjes nga ujërat e shiut.
Punimet në kolektorin e qytetit po ecin me ritme të shpejta fale edhe bashkëpunimit mes ndërmarrjes së punëve publike dhe ujësjellit.
Punimet në kolektorin në qendër të qytetit të shkodrës pritet të përfundojnë brenda pak kohësh, duke zgjidhur përfundimisht problematikën e përmbytjeve në qendër të qytetit të Shkodrës.