Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ,gjatë natës së djeshme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: • A. F. 16 vjeç, banues në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i shtetasit A. F. u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim sepse : Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr. 639, datë 21.07.2015, ka caktuar masë sigurie ‘Arrest me burg’ për veprat penale të “Armëmbajtjes pa leje” dhe “Kanosje” parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal pasi ky shtetas dyshohet që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese me datë 27.04.2015.